75 Mall Live Search
16:22 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Tifozi në spital, pasi u sulmua pas ndeshjes, Liverpool – Napoli

Një tifoz i Napolit është dërguar në spital pas lëndimeve që mori pas një incidenti në Liverpool pas humbjes së skuadrës italiane në ”Anfield” të martën.

Policia e Marseyside ishte kontaktuar në ora, 23:50, pas një incidenti grupor në Everton Valley, afër ”Anfield”.

Policia ka lansuar raportin se 26-vjeçari, që besohet se është tifoz i Napolit, nga Essex, është sulmuar, transmeton IndeksOnline.

Liverpooli fitoi ndaj Napolit, 1-0 për të kaluar tutje në fazën tjetër të Champions Leagues.

”Do të doja që të apeloja te çdo kush që ishte në Everton Vallej rreth orës, 23:00, të martë, dhe e ka parë incidentin, le të na ndihmojnë në hetimin e rastit”, tha inspektori detektiv, Phil Mahon.

Kujtojmë se në prill, tifozi i Liverpoolit, Sean Cox, ishte lënë në koma pasi u sulmua afër ”Anfield” para gjysmëfinales së Champions League kundër Romës./IndeksOnline/