11:56 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Shaqiri mund të luajë në formacionin e parë”

Legjenda e Liverpoolit, Charlie Adam, ka thënë se Xherdan Shaqiri mund të luajë në formacionin e parë.

Shaqiri këtë sezon nuk ka arritur të luante në formacionin e parë, gjë që ka bërë që të jetë i zemëruar.

Mirëpo, Adami ka kërkuar nga lojtari të jetë i duruar, pasi mund të këtë vend të rëndësishëm në skuadër, transmeton Indeksonline.

“Mendoj se varet nga ai. Ka pasur disa lëndime në përgatitjet parasezonale. Në Liverpool të duhen lojtarët më të mirë. Ata që nuk luajnë duhet ta tregojnë vetën. Loja e tij është e mirë. Ka talent, gjithmonë e ka pasur. Fatmirësisht mund ta tregojë vetën në Liverpool, por është vështirë në klub të tillë. Është mjaftueshëm i mirë për të krijuar raste dhe të shënojë gola, mund t’i ndihmojë klubit të fitojë Kampionatin anglez”, deklaroi ai./Indeksonline/