20:12 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shaqiri në bankën rezervë, ”çarten” tifozët e Liverpoolit

Liverpooli ka publikuar 11-shen startuese pak para ndeshjes kruciale në Champions League kundër Paris Saint-Germain.

Në ndeshjen që do të zhvillohet në ”Parc des Princes”, Jurgen Klopp nuk ia ka besuar Xherdan Shaqirit vendin e titullarit.

Në vend të mesfushorit shqiptar, trajneri gjerman ka vendosur që në mesfushë të luajë me James Milner, Jordan Henderson dhe Gigi Wijnaldum, transmeton IndeksOnline.

Me këtë vendim të Klopp, tifozët e Liverpoolit nuk janë shprehur aspak të kënaqur bazuar në formën impresive të reprezentuesit zviceran në ndeshjet e fundit.

Shaqiri, me asistime dhe me gola, ka kontribuar mjaft në ndeshjet e javëve të fundit të Liverpoolit.

Më poshtë, mund t’i shihni disa prej ”cicërimave” revoltuese të tifozëve të Liverpoolit për lënien në stol të Shaqirit./IndeksOnline/