00:02 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Shaqiri në histori të Kupës së Botës krah Ronaldos e Messit

Me golin e shënuar ndaj Serbisë të premten mbrëma, Xherdan Shaqiri është bërë lojtari i tretë në histori që ka shënuar në tri kampionatet botërore të fundit.

Shaqiri kishte realizuar het-trik ndaj Hondurasit në Botërorin e 2014-s. Realizoi ndaj Serbisë një herë në Botërorin e 2018-s. Të njëjtën e bëri edhe sonte.