09:26 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shaqiri nga banka rezervë shkruan historinë, në Premier Ligë

Skuadra e Liverpoolit mbrëmë fitoi titullin e Premier Ligës pas 30 vjet pritjesh. Kjo u mundësua pas humbjes që Manchster City e pësoi kundër Chelseas.

Pjesë e këtij suksesi historik të Liverpoolit ishte edhe kosovari, Xherdan Shaqiri, transmeton Indeksonline.

Edhe pse me shumë pak ndeshje të zhvilluara, Shaqiri u bë kosovari i parë që arrin ta fitojë titullin e Premier Ligës.

Shaqiri, që shumicën e sezonit e kaloi i lënduar, zhvilloi vetëm 6 ndeshje në Premier Ligë duke shënuar vetëm një gol.

Me shumë gjass, kosovari do të largohet nga Liverpooli në merkaton verore, por ai do të jetë pjesë e historisë së Premier Ligës dhe klubit anglez./Indeksonline/