14:35 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shaqiri s’merr lajm të mirë nga infermieria e Liverpoolit

Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri, nuk do të jetë në dispozicion të Liverpoolit për ndeshjen e ardhshme kundër Salzburgut në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Jurgen Klopp, ka konfirmuar që Shaqiri është duke u shëruar nga lëndimi, që ka pësuar javën e kaluar në stërvitje.

Ndaj austriakëve, nuk do të luajë as portieri Alisson Becker, i cili është afër rikthimit, por ende jo gati.

Në ndeshjen e fundit kundër Sheffield Unitedit, u lëndua mbrojtësi Joel Matip dhe paraqitja e tij kundër Salzburgut është vënë në dyshim. /Indeksonline/