17:43 / E Enjte, 29 Prill 2021 / Blerim

Shaqiri po largohet, gjigantët e Serie A të interesuar për të!

Xherdan Shaqiri si duket po largohet nga Liverpooli në afatin kalimtar të verës.

Duke mos pasur minuta të mjaftueshme për të treguar veten, Shaqiri ka vendosur përfundimisht largimin, shkruan IndeksOnline

Sipas disa shkrimeve në Itali, thuhet se Lazio ka interesim të madh për mesfushorin kosovar.

Shaqiri ka regjistruar vetëm 13 paraqitje në Premierligë për Liverpoolin këtë sezon, me shumicën e tyre që vijnë nga stoli.

Por, interesim përveç Lazios, për ‘majtakun’ ka edhe Roma dhe Sevilla në kampionatin spanjoll.