17:12 / E Martë, 26 Janar 2021 / A. A

Shaqiri refuzon ekipin e Bundesligës, i lumtur te Liverpooli

Sipas Sky Germany, Xherdan Shaqiri ka refuzuar ofertën e Herthas së Berlinit për tu transferuar në Bundesligë gjatë këtij afati kalimtar.

Mesfushori shqiptar ishte tentativa e tretë e dështuar e Herthës, pas Ivan Perishiq dhe Christian Eriksen.

Shaqiri është i lumtur të qëndrojë te Liverpooli, sidomos më hapësirën që i është dhënë në javët e fundit.

Roli i tij te ‘të kuqtë’ ka nisur të ndryshojë. Reprezentuesi zviceran, ka luajtur në 6 ndeshjet e fundit me Liverpoolin.

/Indeksonline/