21:27 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shaqiri: S’ka kush na ndalë!

Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është shprehur i lumtur me formën që po e tregon skuadra e tij në këtë edicion.

Ai thotë se do fitimi i Premier Ligës do të ishte diçka e jashtëzakonshme për klubin dhe qytetin, transmeton Indeksonline.

“Nëse vazhdojmë kështu, askush nuk mund të na ndalë. Jemi në rrugë shumë, shumë të mirë. Do të ishte e jashtëzakonshme për të gjithë këtu në Liverpool [nëse e fitojmë titullin]. Do të ishte një festë tepër e madhe në qytet”

Reprezentuesi zviceran, u kthye nga lëndimi javën e kaluar, duke shënuar gol në fitoren 5-2 kundër Evertonit.

/Indeksonline/