13:46 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shaqirit i ka mbetur hatri në Klopp, shqyrton mundësinë e largimit

Xherdan Shaqiri po shqyrton mundësinë e largimit nga Liverpool.

Mosgrumbullimi i fundit për ndeshjen në Beograd nuk i ka pëlqyer lojtarit me origjinë shqiptare i cili ka një ofertë konkrete nga Galatasaray. Një tjetër arsye që po e bind sulmuesin të largohet është edhe mos aktivizimi i rregullt nga ana e Jurgen Klopp në këto 6 muaj me Liverpool, sipas Transfermarkt.

27-vjeçari u ble këtë verë për 15 milionë paund dhe ka një kontratë deri në vitin 2023 me “The Reds” të cilët nuk e shikojnë të arsyeshme të privohen në janar nga ai ndërsa në verën e ardhshme klubi do të ishte më fleksibël për ofertat në drejtim të Shaqirit.