12:27 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shatri: Shumë veteran të vërtetë jashtë listës

Naser Shatri, ish-komandant i Policisë Ushtarake në kuadër të brigadës 133 ‘Adrian Krasniqi’, thotë se ishte në dijeni të kahershme se listat e veteranëve ishin të fryra.

Sipas tij, shumë veteran të vërtetë kanë mbetur jashtë listave, derisa ata fallso kanë figuruar brenda tyre.

“Se listat e veteranëve janë të fryera e kam thanë qysh në fillim, ka pas veteran që janë pas harru jashtë listës veteran të vërtetë, kurse veteranët fallso janë hy në lista në kohën kur PDK ishte kapur edhe shoqatat dhe faktikisht ka bërë cka ka desht vet. Çdo kush nga qytetarët e ka vërejtë se këto lista janë fryer. Faktikisht është një fatkeqësi cka ka ndodh”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

Sipas tij, gjuha ndaj ish- prokurorit special të dorëhequr, Elez Blakaj nuk ishte aspak e mirë.

“Unë mendojë se gjuha ndaj z.Blakaj duhet pas kujdes, unë nuk i dua prokurorët sepse  kam pas telashe sidomos me këta të UNMIK—ut sidomos para luftës edhe pak luftës pak, sidomos me veteranët duhet me pas kujdes, duhet dhënë përkrahje. Është me të ardh keq pse duhet ta kërcënojsh prokurorin në një shtet demokratik që është turpi më i madh i Kosovës”, ka theksuar tutje ai.