15:40 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shau portugalisht para kamerës, Federata vendosë për Mourinhon

Federata e Futbollit të Anglisë ka vendosur që të mos e dënojë Jose Mourinhon për komentet e bëra gjatë një ndeshje.

Mourinho është duke u hetuar për shkak të ofendimeve në gjuhën portugeze drejtuar ndaj një kamere televizie në fitoren e Man Unitedit, 3-2 ndaj Newcastles.

Manchester Unitedi, suksesshëm, ia doli ta fitojë këtë ”betejë” me Federatën angleze, transmeton IndeksOnline.

Dhe për shkak të rregullave të shkruara nga Komisioni Rregullues, FA ka vendosur kundër këtij vendimi.

Përndryshe, Man Unitedi përballet sonte me Juventusin në kuadër të Champions Leagues./IndeksOnline/