75 Mall Live Search
10:04 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

SHBA, 4 viktima nga sulmi në shtëpinë e të moshuarve

Një person i armatosur dhe tre pengje u gjetën të vdekur të premten mbrëma në një shtëpi të veteranëve të Kalifornisë Veriore, duke përfunduar një situatë pengmarrjeje që zgjati rreth tetë orë.

Një nga shtëpitë më të mëdha të strehimit të të moshuarve në Kaliforni u bë skenë e një masakre.

Pas 8 orësh tentativash me policinë, autori Albert Wong (36) vrau 3 punonjëset, ndërsa u gjet edhe vet i vdekur.

“Daily Mail” shkruan se deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja si dhe motivet e krimit./Indeksonline/