15:44 / E Diele, 25 Shkurt 2024 / FR

ShBA: Babai filmohet nga kamera e sigurisë duke pranuar se vrau djalin (VIDEO)

Një burrë është kapur nga kamerat e sigurisë së shtëpisë së tij, duke pranuar se e ka vrarë djalin e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

52-vjeçari, David De Jesus Contreras, qëlloi të birin e tij Eric Contreras në kokë në Pinecrest të Miami gjatë nëntor të vitit të kaluar.

Pas ngjarjes, ai ka folur me gruan e tij në oborrin e shtëpisë ku është filmuar nga kamera dhe më pas është arrestuar nga policia, shkruajnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv

“A është ende gjallë? A po merr frymë”, e pyeti gruaja e tij.

“Jo, nuk po merr frymë. Ai është i vdekur. Përleshje rrugës për në shtëpi ishte e parezistueshme”, u përgjigj Contreras.

Por, disa minuta më vonë në derë të shtëpisë u shfaqën policët që e arrestuan.

“Kam qëlluar të birin”, dëgjohet Contreras duke u thënë policëve derisa i mbante duart e ngritura lart, shkruajnë mediat ndërkombëtare.