13:37 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

SHBA-ja dhuron 5 milionë dollarë për kokën e Al Haxh Abdullahut, pasardhës i Al Bagdadit

ISIS-i apo ajo çfarë mbetet nga shteti islamik në Siri e në Irak, ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë mbi vdekjen e liderit të tij Abu Bakr al-Bagdadi, që hodhi veten në erë gjatë një sulmi nga forcat amerikane në veri të Sirisë të shtunën.

Shumë po përflitet tashti mbi pasardhësin e mundshëm të tij. Presidenti Donald Trump shkroi në Twitter të martën se edhe “zëvendësuesi numër një i Abu Bakr al-Bagdadi është elelminuar nga trupat amerikane”. Trumpi shtoi: “Me shumë mundësi do të kishte zënë vendin e parë, por tasht, edhe ai është i vdekur”.

Një zyrtar amerikan i tha CNN-it: “Presidenti po i referohej zëdhënësit të ISIS-it, Abu Hasan al-Muhajir” , i cili u përshkrua nga një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të hënën si “ numri dy” pas Al Abghdadit. Ai u vra në një pjesë tjetër të Sirisë Veriore sesa aty ku vdiq Bagdadi, sipas Forcave Demokratike Siriane.

Por ndërsa Al-Muhajir ishte një figurë e rëndësishme në përpjekjen për propagandimin e ISIS, disa analistë besojnë se një burrë tjetër – i cili ka të paktën tre pseudonime – është pasardhësi i mundshëm i Bagdadi. Disa dokumente të brendshme të ISIS i referohen atij si al-Haxh Abdullah, një dijetar religjioz mbi kokën e të cilit departamenti i shtetit ka vendosur një shpërblim prej 5- milionë dollarësh.

Një ekip i AFP-së që arriti të hynte në një burg në Sirinë veriore, ku forcat kurde mbajnë nën kontroll ish-xhihadistë vendas e të huaj, solli dëshmi të njerëzve që tregonin pendim.

“Dua vetëm të dal nga burgu. Të kthehem pranë familjes sime, kaq dua”, shprehet Aseel Mathan, i burgosur nga Britania.

Por një ekip i CNN-it që ka arritur dhe ai të shohë nga afër gjendjen e disa të burgosurve, thotë se një pjesë e madhe e tyre i mbeten besnike organizatës së terrorit dhe sfidues ndaj perëndimit.