07:54 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

SHBA e gatshme të sulmojë Sirinë nëse përdorë gaz kimik

Shtetet e Bashkuara janë “ekstremisht” të shqetësuara” nga raportet se forcat e Sirisë aktualisht kanë përdorë gazin klor si armatim në sulmet në pjesën lindore të Sirisë, ka thënë mbrëmë vonë zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert.

Njëherësh, zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara thanë se administrata e presidentit, Donald Trump, është e gatshme që pësëri të ndërmerr aksion ushtarak kundër forcave qeveritare të Sirisë, nëse është e nevojshme për zmbrapjen e përdorimit të armatimit kimik.

Ky zyrtar, që ka folur në kushte të anonimitetit, tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se regjimi i Sirisë mund të zhvilloj metoda të reja për hedhjen e armatimit kimik.

Forcat lajale ndaj qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, kanë vazhduar që herë pas herë ta përdorim armatimin kimik në sasi të vogla, prej sulmit vdekjeprurës në prill të vitit të kaluar, i cili ndikoi që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin sulme raketore kundër një baze ajrore siriane, u kanë thënë gazetarëve zyrtarët amerikanë.

Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk vepron shpejt për ta shtuar presionin ndaj Assadit, armatimi kimik i Sirisë mund të përhapet jashtë Sirisë dhe me gjasë edhe në Shtetet e Bashkuara, ka thënë njëri prej zyrtarëve.

“Do të përhapet nëse ne nuk bëjmë asgjë”, ka tërhequr vërejtjen ky zyrtar.

Temat: