SHBA-Iran drejt marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës, ulen çmimet e naftës
Shtetet e Bashkuara dhe Irani po afrohen drejt një marrëveshjeje mbi një memorandum njëfaqësh për t’i dhënë fund luftës në Gjirin Persik, tha për Reutersin një burim nga ndërmjetësi -Pakistani, i njohur me negociatat, shkruan A2 CNN-i.
Burimi pakistanez tha se një raport i mëparshëm nga media amerikane Axios mbi memorandumin e propozuar ishte i saktë. Raporti i Axios-it kishte cituar dy zyrtarë amerikanë dhe dy burime të tjera të njohura me diskutimet.
“Do ta mbyllim këtë shumë shpejt. Po i afrohemi”, tha burimi pakistanez. Muajin e kaluar, Pakistani priti bisedimet e vetme për paqe gjatë luftës deri më tani dhe ka vazhduar në atë rol të ndërmjetësit, duke përcjellë propozime midis palëve, përcjell A2 CNN-i.
Raportet për një marrëveshje të mundshme për t’i dhënë fund luftës, shkaktuan rënie të çmimeve globale të naftës, me kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent që ranë me më shumë se 8% në rreth 100 dollarë për një fuçi.
Çmimet globale të aksioneve gjithashtu u rritën dhe rendimentet e obligacioneve ranë për shkak të optimizmit për përfundimin e një lufte që ka ndërprerë furnizimet me energji.

