08:45 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020

ShBA-ja dhe talibanët arrijnë marrëveshje për pakësimin e dhunës

Sipas disa raportimeve, Shtetet e Bashkuara dhe talibanët kanë arritur marrëveshje për pakësimin e dhunës për shtatë ditë. Ky pakt mund ta sjellë tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani pas gati dy dekadave të luftimeve.

Marrëveshja ende nuk ka hyrë në fuqi, por agjencia “Associated Press” e citoi një zyrtar të ketë thënë se një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti.

Kjo marrëveshje do t’ua hapte rrugën Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve që të arrijnë një pakt më të madh, i cili u pamundësua me vrasjen e një ushtari amerikan pas një sulmi vetëvrasës të talibanëve, me ç’rast presidenti amerikan, Donald Trump, kishte thënë se negociatat me talibanët janë të vdekura.

Një burim brenda grupit të talibanëve tha se pakësimi i dhunës dhe luftimeve do të vlejë nga data 22 deri më 29 shkurt, ndërsa bisedimet më të gjera të paqes do të rifillojnë më 10 mars.

Sipas kësaj marrëveshjeje, talibanët duhet të heqin dorë nga kurdisja e bombave në rrugë dhe kryerja e sulmeve me raketa dhe sulmeve vetëvrasëse, shkruan “Anadolu”.