SHBA-ja ia shet sistemin anti-raketor Arabisë Saudite
Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e një sistemi të mbrojtjes kundër raketave (THAAD) Arabisë Saudite me një kosto prej 15 miliardë dollarësh.
“Kjo shitje nxit interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe mbështet sigurinë afatgjatë të Arabisë Saudite dhe rajonit të Gjirit përballë kërcënimeve rajonale të Iranit “, thuhet në komunikatën e Pentagonit, transmeton AktivPress.
Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë si kërcënim Iranin në Lindjen e Mesme.
Irani gjithashtu ka një nga programet më të mëdha anti- raketor në Lindjen e Mesme, ku shpesh herë e ka justifikuar se e sheh si një mbrojtje të domosdoshme kundër Shteteve të Bashkuara dhe kundërshtarëve të tjerë, kryesisht shteteve të Gjirit dhe Izraelit./AktivPress