75 Mall Live Search
08:56 / E Shtunë, 14 Shtator 2024 / FR

SHBA: Katër operativë të lartë të IS-it u vranë në operacionin e 29 gushtit në Irak

Vdekja e katër liderëve të organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik gjatë operacionit të 29 gushtit në Irak u njoftua sot nga selia e forcave të armatosura amerikane, përgjegjëse për rajonin e Lindjes së Mesme (Komanda Qendrore e SHBA ose CENTCOM).

Shtetet e Bashkuara kishin informuar për operacionin e përbashkët të forcave amerikane dhe irakiane, në të cilin gjithsej 14 luftëtarë të organizatës xhihadiste u vranë dhe shtatë ushtarë amerikanë u plagosën.

CENTCOM sqaron se në mesin e xhihadistëve të vrarë ishin Ahmad Hamid Hussein Abd-al-Jalil al-Ithawi, kreu i supozuar i operacioneve në Irak, Abu Hammam, Abu Ali al-Tunisi dhe Shakir Abu Ahmad al-Issawi.