22:33 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / AR

SHBA: Kosova menjëherë të nis negociatat për Asociacionin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar nga Kosova që të fillojnë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Në një përgjigje ekskluzivisht për Indeksonline thonë se themelimi i tij është ligjor për Kosovën.

Kjo gjithashtu nënkupton fillimin e menjëhershëm të negociatave për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.  Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Asociacioni duhet të krijohet, gjë që e bën themelimin e tij obligim ligjor për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm i Kosovës për të zbatuar këtë obligim cenon parimin e sundimit të ligjit dhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës“.