20:27 / E Diele, 18 Tetor 2020 / indeksADMonline

SHBA: Lisa Montgomery bëhet gruaja e tretë në SHBA, që dënohet me vdekje

KANSAS : Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara njoftoi të Premten se ka planifikuar ekzekutimin e Lisa Montgomery për 8 Dhjetor 2020. Montgomery do të jetë femra e parë e ekzekutuar nga qeveria federale në gati shtatë dekada.

Gruaja e fundit që u ekzekutua nga qeveria federale ishte Bonnie Brown Heady, sipas Byrosë Federale të Burgjeve. Heady u dënua me vdekje për një rrëmbim dhe vrasje të profilit të lartë dhe u ekzekutua nga dhoma e gazit në Burgun Shtetëror të Misurit në 18 Dhjetor 1953.

Montgomeryt ju dha dënimi me vdekje në 2008 për vrasjen e nënës-së-së fëmijës Bobbie Jo Stinnett, nxjerrjen e foshnjës nga barku i saj, dhe pastaj – duke marrë fëmijën dhe pretenduar se ishte e saj . Ajo me këtë dënim kapital thuhet se u bë gruaja e tretë në SHBA, që dënohet me vdekje në sistemin federal të burgjeve. Prokuroria paraqiti dëshmit e gjetura gjatë kërkimit në internet të Montgomery për të vertetuar kryerjen e Cezarianëve për të demonstruar se krimi ishte i paramenduar. Avokatët e mbrojtjes pretenduan se ajo vuante nga pseudocyesis, e cila bën që një grua të besojë në mënyrë të gabuar se është shtatzënë dhe të shfaqë shenja të jashtme të shtatzënisë.

Pas diskutimit për më shumë se pesë orë, juristët rekomanduan që Montgomery të merrte dënimin me vdekje për shkak të krimit të saj. DOJ e përderisa njoftoi dënimin dhe datën e ekzekutimit e përshkroi aktin si një “skemë vrasje me paramendim-rrëmbim” në një njoftim për shtyp të premten. Prokurorët thanë se “Montgomery u shkoj nga shtëpia e saj në Kansas në shtëpinë e Stinnett në Misuri, me sa duket për të blerë një qenush simbas një bisede të regjistruar në mesazhet e saj në internet.

Sapo hyri brenda në shtëpinë e zonjës Stinnett , Montgomery, e sulmoi dhe mbyti Stinnett – në kohë që ajo ishte tetë muaj shtatzënë – dhe e mbajti shtrenguar nga fyti derisa viktima humbi ndjenjat”, thuhet në njoftim. Simbas shtypit amerikan thuhet se ajo më pas ka përdorur një thikë kuzhine, derisa e preu barkun e Stinnett, duke e bërë atë të hapej për nxjerrjen e fëmijës gjallë. Montgomery më pas hoqi foshnjën nga trupi i Stinnett, mori foshnjën me vete dhe u përpoq ta regjistronte atë, si lindje e saj “.

Mirëpo, gjatë hetusisë Montgomery e rrëfeu vetë vrasjen dhe rrëmbimin, sipas DOJ. Një Gjykatë e Lartë e ndarasi vendosi në korrik që qeveria federale mund të rifillojë kryerjen e dënimit me vdekje për herë të parë në 17 vjet. Që nga vendimi, Byroja e Burgjeve ka ekzekutuar shtatë persona shkruan shtypi amerikan. Ecja përpara me ekzekutimet gjatë një pandemie globale shëndetësore, e cila ka shkatërruar burgjet në të gjithë vendin, tërhoqi vëmendjen nga grupet e të drejtave civile – dhe të paktën nga familja e një viktime, të cilët thanë se nuk e mbështesin këtë praktikë.

Prokurori i Përgjithshëm William Barr i tha Associated Press në korrik se Departamenti i Drejtësisë ka për detyrë të kryejë dënimet e vendosura nga gjykatat, duke përfshirë dënimin me vdekje, dhe për të sjellë një ndjenjë të mbylljes për viktimat dhe ata në komunitetet ku vrasjet ka ndodhur Ndërkohë që kritikët argumentojnë se qeveria po krijon një “precedent” të panevojshme dhe të “prodhuar” për përfitime politike, shkruan Associadett Press.