18:57 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

SHBA, makinat humbin kontrollin në rrugë shkaku i borës

Një reshje e hershme bore solli rrugë të akullta në St Louis të SHBA-ve të hënën që shkoi. Si rezultat, aksidente të shumta ndodhën gjatë mbrëmjes në rrugë, me makinat të cilat rrëshqitnin.

Aksidentet në rrugët e akullta janë përgjegjës për një mesatare prej 1,836 vdekjesh dhe 136,309 lëndimeve në vit, më shumë se 3.6 herë numri i të gjitha rreziqeve të tjera të motit të kombinuar (tornadot, uraganet, vetëtima, përmbytjet, nxehtësia, erërat e larta), si dhe shumë miliona dëme në pronë dhe ndikime ekonomike. /IndeksOnline/