10:17 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

SHBA: Marrëdhëniet midis Prishtinës dhe Beogradit një çështje e veçantë

Matthew Palmeri tha se marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës dhe çështja e B e H-së janë çështje të veçanta për Uashingtonin, megjithëse, siç vëren ai, ato shpesh janë të lidhura.

Palmeri theksoi gjithashtu për redaksinë e Zërit të Amerikës për Bosnjë e Hercegovinën se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Ai vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara mbështesin punën e Miroslav Lajçakut, si përfaqësuesi special i BE-së dhe se, në të njëjtën kohë, ata duan të shohin përparim në Bosnjë e Hercegovinë në drejtim të reformës, por nuk tërheqin ndonjë lidhje midis procesi të dialogut Prishtinë-Beograd dhe çfarë po ndodh në Bosnjë e Hercegovinë.

“Nëse mund të ketë pajtim dhe normalizim midis Serbisë dhe Kosovës, unë do të thoja se është mirë për të gjithë në rajon”, tha Palmeri.