20:17 / E Shtunë, 05 Gusht 2023 / MSH

SHBA miraton pilulën e parë që lufton depresionin pas lindjes

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar ilaçin e parë për trajtimin e depresionit pas lindjes, duke e bërë atë pilulën e parë orale të miratuar nga FDA në Shtetet e Bashkuara veçanërisht për depresionin pas lindjes, një sëmundje serioze mendore që mund të zhvillohet në rreth 1 në 7 nëna të reja pas lindjes.

Të premten, FDA njoftoi se trajtimi që do të shitet nën markën e quajtur Zurzuva pasi u miratua si një pilulë e cila mund të konsumohet një herë në ditë përgjatë dy javëve të para, shkruan CNN.

“Depresioni pas lindjes është një gjendje serioze dhe potencialisht kërcënuese për jetën në të cilën gratë përjetojnë trishtim, faj, pavlefshmëri madje, në raste të rënda, mendime për të dëmtuar veten ose fëmijën e tyre. Dhe, për shkak se depresioni pas lindjes mund të prishë lidhjen nënë-fëmijë, ai gjithashtu mund të ketë pasoja për zhvillimin fizik dhe emocional të fëmijës, “tha Dr. Tiffany R. Farchione, drejtore e Divizionit të Psikiatrisë në Qendrën për Vlerësimin dhe Kërkimin e Barnave të FDA-së.

Sipas CNN, kjo pilulë e re e depresionit pas lindjes, u zbulua se ishte e sigurt dhe efektive në një provë të re të Fazës 3 ku të dhënat tregojnë se kjo e fundit është e sigurt dhe efektive.

Por ekpertët kanë parlajmëruar dhe efektin negative të kësaj pilule, ku vënë në dukje se mund të ndikojë në aftësinë e një personi për të vozitur dhe për të kryer aktivitete të tjera potencialisht të rrezikshme. Pacientët gjithashtu mund të mos jenë në gjendje të vlerësojnë shkallën e dëmtimit të tyre. Për të zvogëluar rrezikun e dëmtimit, agjencia thotë se pacientët nuk duhet të drejtojnë ose të përdorin makineri të rënda për të paktën 12 orë pas marrjes së ilaçit.

FDA tha se efektet anësore më të zakonshme përfshijnë përgjumjen, marramendjen, diarrenë, lodhjen, nazofaringitin (ftohjen e zakonshme) dhe infeksionin e traktit urinar.

Si u zbulua?

Në shkurt, prodhuesit e barnave Biogen dhe Sage Therapeutics, Inc. – dy kompanitë që qëndrojnë pas zuranolone njoftuan se FDA kishte pranuar aplikimin e tyre për miratimin e zuranolone dhe aplikimit të tyre iu dha shqyrtimi me përparësi pasi deri më sot asnjë ilaç kundër depresionit nuk ishte miratuar në mënyrë specifike nga FDA për të trajtuar depresionin pas lindjes. Në vitin 2019, Zulresso u bë ilaçi i parë i depresionit pas lindjes që mori miratimin e FDA. Miratimi i këtij ilaçi është një moment historik i rëndësishëm në trajtimin e depresionit pas lindjes, veçanërisht pasi ai ka një objektiv të ri biologjik dhe vepron shpejt, tha Catherine Monk, profesoreshë dhe shefe e sektorit të shëndetit mendor të grave në Obstetrikë dhe Gjinekologji në Kolegjin Vagelos të Universitetit të Kolumbisë.

Megjithatë, ajo shtoi se ka disa shqetësime në mesin e disa ekspertëve të shëndetit mendor pasi ilaçi fillimisht u testua kryesisht tek gratë me depresion të rëndë pas lindjes, jo depresion të lehtë ose të moderuar, dhe pacientët duhet të konsiderojnë ende psikoterapi si një ndërhyrje për depresionin. .

“Ka një shqetësim se ky mjekim thjesht do të përdoret për të gjithë. Ndërsa për njerëzit me depresion të butë deri në mesatar, standardi i artë i kujdesit është të fillohet me psikoterapi dhe ndryshime të tjera të sjelljes dhe stilit të jetesës, “tha Monk, duke shtuar se pilula nuk duhet të jetë përgjigja e parë për pacientët me depresion të butë deri në mesatar pas lindjes.

Cilat janë simptomat e depresionit pas lindjes?

Simptomat e depresionit pas lindjes mund të përfshijnë të qara, vështirësi në lidhjen me foshnjën tuaj, pamundësi për të fjetur ose ndjenjën e mungesës së shpresës. Me depresionin e rëndë pas lindjes, gratë nuk janë në gjendje të funksionojnë me rutinat e përditshme dhe shpesh kanë mendime të përsëritura për vetëvrasje, vetëlëndim ose dëmtim të foshnjës, të cilat janë simptoma shumë serioze që kërkojnë vlerësim dhe vëmendje të menjëhershme.