16:02 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

SHBA mposht Zvicrën, pas një dekade zgjedhet ekomonia më konkurruese në botë

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara ka zënë vendin e parë në raportin e konkurueshmërisë globale të Forumit Ekonomik Botëror, për të parën herë që prej krizës financiare të vitit 2008, pasi ka përfituar nga një metodologji e re e renditjes këtë vit.

Sipas treguesit që rendit produktivitetin konkurues që përdor një shkallë nga 0 te 100, Shtetet e Bashkuara kanë zënë vendin e parë me pikët më të larta.

Shtetet e Bashkuara mposhtën Zvicrën, Singaporin, Gjermaninë, dhe Japoninë, që ishin 4 ekonomitë e tjera kryesore, me një vlerësim prej 85.6 nga 100, për shkak të kulturës së sipërmarrjes dhe fuqizimit të tregut të punës e sistemit financiar.

Forumi Ekonomik Botëror, që zhvillon edhe mbledhjen vjetore në Davos me superfuqitë botërore, i vlerëson 140 vendet bazuar në shumë nxitës të konkurueshmërisë, përfshirë politikat dhe institucionet e një shteti që ndihmojnë produktivitetin.

Këtë vit, forumi ndryshoi metodologjinë për të përfshirë gatishmërinë për konkurrencë në të ardhmen, si gjenerimin e ideve nga një vend, kulturën sipërmarrëse dhe numrin e bizneseve që përçajnë tregjet ekzistues.

Herën e fundit që Amerika zuri vendin e parë në listë ishte 2008-ta.

Forumi Ekonomik Botëror deklaroi se është shumë herët për të vlerësuar se si politikat tregtare të administratës së Trump do të ndikojnë renditjen.

“Tensionet tregtare me Kinën dhe vendet e tjera partnere do të kenë ndikim negativ në konkurueshmërinë e SHBA në të ardhmen. Ekonomitë e hapura janë më konkurruese”, – thekson raporti. /IndeksOnline/