18:41 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / AD

SHBA/ Pacientit i refuzohet transplanti i zemrës sepse ishte i pavaksinuar

Një 31-vjeçar baba i dy fëmijëve është hequr nga listat për transplant zemre në një spital në New York pasi nuk kishte bërë vaksinën e COVID-19, tha sot familja e tij.

Familja e DJ Ferguson tha se ai kishte pritur dhe ishte i pari në listë për të marrë transplantin e dëshiruar në spitalin Brigham por i është njoftuar se nuk mund ta bëjë prej statusit të tij të vaksinimit, raporton rrjeti CBS Boston.

Babai i tij David Ferguson, thotë se i biri — i cili është i shtruar në spital dhe ka dëshpërimisht nevojë për transplantin, nuk beson te vaksina  e COVID-19.

“Është mes parimeve të tij bazë, nuk beson te ajo. Është një politikë që po e ushtrojnë me detyrim dhe për arsye se ai nuk pranon injeksionin ata e hoqën nga lista e transplanteve të zemrës”, tha David .

“Im bir është pranë vdekjes por nuk od të ndryshojë mendim”.

Ferguson është baba i dy fëmijëve dhe pret një të tretë me partneren Heather, ai ka hapur tashmë një faqe donacionesh për të siguruar shpenzimet.

Spitali i Brigham i cili funksionon si një degë studimi e praktike e Harvard, thotë se pacientët e transplanteve kanë më shumë gjasa të vdesin nga COVID, sesa të tjerët.

Familja e Ferguson thanë se po mendojnë ta zhvendosin në një tjetër spital që nuk ka politika të tilla vaksinimi. Ata shtuan se deri në këtë moment trajtimi i marrë për Ferguson kishte qenë i shkëlqyer por nuk mund të injorojnë besimet e tij.

“Djali im po lufton me guxim dhe ka parimet e integritetin e tij, të cilat i japin akoma më shumë respekt. Është trupi i tij,  zgjedhja e tij”, tha babai David.

Ferguson dhe partnerja e tij Heather, thanë se janë të vetëpunësuar, por nuk kanë mundur të punojnë që kur ai është shtruar.

Nuk ishte e qartë se cila ishte puna që bënte Ferguson por mediat thonin se  “kërkonte lodhje fizike.”

Ferguson nuk është pacienti i parë që i mohohet transplanti në SHBA prej statusit të vaksinimit.

Gruaja nga Colorado, Leilani Lutali ishte hequr në tetor nga lista për transplant veshke pasi, si ajo edhe donatori nuk ishin vaksinuar.