75 Mall Live Search
18:12 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

SHBA rikonfirmojnë përkrahjen ndaj Kosovës për anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, ka përsëritur edhe sonte mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën.

Në fjalimin e saj, Haley ka theksuar se Kosova ka përparuar mjaftë që nga periudha e pavarësisë së saj, dhe se SHBA-të janë të gatshme që ta ndihmojnë edhe më tutje Kosovën, raporton Indeksonline.

“ Ne e përkrahim fuqishëm Kosovën në anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare përfshirë edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Haley, duke i bërë thirrje Serbisë që të përafroj marrëdhëniet e saj me Kosovën.

Temat: