16:30 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / Blerim

SHBA-të dhurojnë një CT për spitalin e Gjakovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Komandës ushtarake për Evropë i kanë dhuruar sot Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë një Skaner- tomografië të kompjuterike (CT).

Në ceremoninë e pranim –dorëzimit e këtij donacioni të kësaj pajisjeje mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bashkë me Kolonelin Stephen A. Rose dhe Majorin Tomothy Halbur. 

ShBA përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake e ka ndihmuar Kosovën gjatë pandemisë me respiratorë̈, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor, po edhe me ndihma të tjera.