23:41 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

SHBA-të i shesin armë Ukrainës

Departamenti i Shtetit i SHBA-ve miratoi sot shitjen potenciale të sistemeve të raketave anti-tank “FGM-148” në Ukrainë, me një kosto prej 47 milionë dollarësh, njoftoi Pentagoni.

“Ky sistem i ramëve do ta ndihmojë Ukrainën për të ndërtuar kapacitetin e saja afatgjatë të mbrojtjes, për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial dhe për të përmbushur kërkesat e mbrojtjes shtetërore”, thotë Pentagoni.