08:22 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

SHBA: Vazhdojnë shifrat e larta të rasteve me Covod-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rapotuar një numër të lartë të të vdekurve që nga dita e fillimit të pandemisë globale të quajtur COVID-19.

SHBA-ja të paktën 5.730.229 raste të të infektuarve me koronavirusin gjersa numri i të vdekurve ka arritur në 177.065 njerëz, sipas të dhënave nga universiteti “Johns Hopkins”, raporton CNN-i.

Deri në orët e para e ditës së sotme, “Johns Hopkins”, ka raportuar 28.615 raste të reja dhe 263 vdekje brenda 24- orëve.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-së, si edhe raste të riatdhesuara.

Ndryshe, globalisht janë raportuar mbi 809 mijë viktima nga Koronavirusi gjersa janë infektuar mbi 23.4 milionë veta.