08:19 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

SHBA vazhdon përkrahjen ndaj arsimit në Kosovë

Programi për specializimin e profesorëve juridik të Kosovës dhe Ohios së ShBA-së, është një mundësi e mirë për profesorët nga Kosova. Tani është në proces gjenerata e tretë.

Xhevdet Halili, profesor në Fakultetin Juridik në UP, theksoi se programi për specializimin e profesorëve juridikë të Kosovës dhe të Ohios së ShBA-së, është një mundësi e mirë për të profesorët nga Kosova.

“Ky bashkëpunim është me mbështetje të Ambasadës së ShBA-së, dhe State Departamentit. Ideja që ngritja e kapaciteteve në Kosovë. Qëndrimi në ShBA zgjat nj vit. Tani kemi 8 profesorë e asistentë që do të japin kontributin në ShBA. Tani është inicimi i procesit për gjeneratën e tretë”, tha ai.

Kurse Brian Anderson, profesor në Kolegjin Juridik në Ohio-ShBA, theksoi se kanë ardhur për të vlerësuar gjeneratën e parë. “Ka vlerësime se ka pasur performancë pozitive në këtë program. Metodologjia e mësimit të drejtësisë në ShBA është një veçori në gjithë botën”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në  RTK.