10:16 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Shefi i AKI-së s’merr pjesë në komision, kjo ishte kërkesa nga kryeministri Haradinaj

Është shtyrë për një kohë të pacaktuar raportimi i Drejtorit të AKI-së, Driton Gashi para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu tregoi arsyen se pse shefi i Intelegjencës nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme, ku pritej të disktuohet për dëbimin e 6 gylenistëve për në Turqi.

Njoftoj se kryeministri I republikës ka kërkuar nga Inspektori i AKI-së ndërmarrjen e veprimeve përkatëse  në funksion të sqarimit të rrethanave që kanë të bëjn ë me temën për raportimin në komsioin.

Shtyhet komisioni për shkak të rezultatit të raportit të inspektoratit të AKI-së në mënyrë që të kemi përgjigje të duhura me temën.