19:33 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Shefi i BE-së në Kosovë ua uron muajin e Ramazanit besimtarëve myslimanë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog, ua ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit të gjithë besimtarëve myslimanë.

” Muaji i shenjtë i Ramazanit është përpara nesh. Iu uroj një agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve duke e ruajtur këtë traditë fisnike dhe duke e përdorur atë si kohë për t’u lutur, reflektuar, falur dhe bashkuar me solidaritet me të dashurit, miqtë dhe komunitetin e tyre”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Muaji i Ramazanit do të fillojë nga nesër e enjte, 23 mars.