10:46 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shefi i dizajnit të Audi-së: Sinqerisht e respektoj BMW-në, por modelet e tyre “X” nuk më pëlqejnë

Marc Lichte tha që atij nuk i pëlqejnë se si duken X2, X4 dhe X6.

Edhe pse ka pasur të tjerë para tij – siç është 1995 Suzuki X-90 1995 – BMW X6 i lançuar në vitin 2008 përgjithësisht konsiderohet si krijuesi “de fakto” i segmentit Coupe-SUV.

Që atëherë, bavarezët kanë zgjeruar portofolin e tyre të modeleve Sportiv Coupe (SAC) DUKE përfshirë X4 më të vogël dhe X2, ndërsa prodhuesit e tjerë kanë filluar të ndjekin recetën e përsosur nga BMW, shkruan IndeksOnline.

Në një intervistë për revistën Autocar, shefi i dizajnit të Audi, March Lichte e përshëndeti BMW-në për gdhendjen e qosheve të reja që ndërthurin çelësin e dizajnit të coupe dhe crossover, por ai pranon se nuk është tifoz i modeleve “X”.

“Unë kam një respekt të madh ndaj BMW-së për idenë për të kombinuar një coupe me një SUV, por, sinqerisht, nuk më pëlqejnë” deklaroi Lichte.

Ai vazhdoi duke thënë se Audi kaloi kohë duke kuptuar se si mund ta bënte përzierjen Coupe-SUV “në një mënyrë shumë tërheqëse”, duke përmendur E-Tron Sportback të zbuluar së fundmi që është rezultat i përpjekjeve të tyre.

Lichte shpjegoi se si u bë stilimi i Coupe-SUV, duke marrë pjesën e poshtme të E-Tron me sil konvencional dhe duke vendosur çatinë e A7 Sportback në krye të tij në një proces të projektimit që ai përshkroi se ishte “shumë i thjeshtë”.

Vlen të theksohet që markat kryesore janë duke shkuar në ‘bandën’ Coupe-SUV, si psh Mercedes me GLC dhe GLE, Porsche me Cayenne Coupe, Audi me Q8 apo Lamborghini me modelin Urus. /IndeksOnline/