09:23 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shefi i Formula 1: ”Fernando Alonso ka të drejtë”

Shefi komercial i Formula 1, Sean Bratches thotë se Fernando Alonso kishte të drejtë kur tha se kampionati është bërë i parashikueshëm, por insiston se situata do të qëndrojë.

Duke e shpjeguar vendimin për të mos garojë në F1 në vitin 2019, Alonso deklaroi parashikueshmërinë, dhe mungesën e mundësisë për ekipet jashtë top-treshes aktuale që t’i fitojnë garat.

Tutje, Alonso tha se ky ishte njëri ndër faktorët kryesor që ndikoi në vendimin e tij, transmeton IndeksOnline.

”Unë do të doja që ta këshilloja Alonson që të përdorë fjalë tjera”, tha Bratches.

”Por, unë mendoj se ka gjasa që F1 të jetë më pak e parashikueshme, dhe është e rëndësishme ta shmangim këtë”.

”Që nga sezoni i vitit 2015, vetëm tri skuadra e kanë fituar Grand Prix, kështu që gara është mjaft e parashikueshme”./IndeksOnline/

Image result for sean bratches