20:54 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shefi i grupit parlamentar të Nismës: S’i kemi tërhequr nëshkrimet për Specialen

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, është shprehur se disa deputetë të Nismës kanë hequr nënshkrimet nga nisma për shfuqizimin e Ligjit të Gjykatës Speciale.

Mirëpo, këtë e ka mohuar shefi i grupit parlamentar të Nismës për Kosovës, Bilall Sherifi.

“Deri tash asnjë deputet nuk më ka thënë se e ka tërheqë nënshkrimin”, tha Sherifi për kallxo.com. “Nuk e di që Deda ka mbledhë nënshkrime”.

Por, Deda insiston që ka tërheqje të nënshkrimeve.

“Unë kam thënë që tetë deputetë janë tërhequr; ka të Nismës, ka të AKR-së edhe prej minoriteteve”, tha Deda.

Nënshkrimin nga nisma për shfuqizim të Ligjit të Speciales e ka tërhequr zyrtarisht deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, i cili ka thënë se nuk ka qenë i njoftuar korrekt se për çka bëhet fjalë. Edhe deputeti i Nismës, Milaim Zeka, që ishte njëri nga nënshkruesit, është shprehur se deputetët janë mashtruar kur kanë dhënë nënshkrimet.