22:10 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shefi i OSBE-së takon ministren Rexhepi

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovës Jan Braathu.

Nga ana e saj, Rexhepi shprehi mirënjohje dhe falënderim për përkrahjen e vazhdueshme të OSBE-së për Ministrinë dhe Komunat.

Image may contain: 2 people, people standing, suit and indoor

Po ashtu, Ministrja Rexhepi prezantoi orientimet e Qeverisë së re, me fokus në avancimin e vetëqeverisjes lokale, si dhe veprimet që do të ndërmerren me qëllim të rritjes së përkrahjes për komunitetet që jetojnë në komunat shumetnike.

Ambasadori Braathu, fillimisht e uroi Ministren Redžepi për detyrën e saj dhe njëkohësisht shprehi konsideratën e tij të thellë duke e siguruar atë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ofrimin e mbështetjes për Komunat.

Në fund, Ministrja Rxhepi dhe Ambasadori Braathu u dakorduan që ky bashkëpunim i frytshëm të fuqizohet edhe më tej, me qëllim të avancimit të vetëqeverisjes lokale dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve të Kosovës.