09:28 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shefi i policisë së Hjustonit Trumpit: Ju lutem, nëse s’mund të jesh konstruktiv, mbylle gojën!

Situata në Amerikë ka eskaluar pas vdekjes së afro amerikanit George Floyd.

Protesta të dhunshme po mbahen në disa shtete amerikane, duke shkatërruar kështu shumë nga prona publike. Pamje të veturave të djegura  të policisë kanë qarkulluar gjithandej nëpër rrjete sociale e medie tradicionale, transmeton IndeksOnline.

Në acarimin e situatës tek protestuesit që po kërkojnë drejtësi dhe ndalje të racizmit në Amerikë, po komentohen dhe kundërshtohet qëndrimi i presidentit Donald Trump, i cili ka thënë se do të vendos që edhe ushtria amerikane të përballet me protestuesit, në mënyrë që situata të shkoj drejtë qetësimit.

E në një moment në një intervistë televizive për CNN, shefi i Policisë në Hjuston, i drejtohet me tone të ashpra presidentit amerikan, tek sa ishte i ftuar në emisionin e gazetares Christiane Amanpour. Ai i thotë Trump-it që nëse nuk ka diçka të mirë për të thënë më mirë ta mbaj mbyllur gojën.

“Ju lutem, nëse nuk mund të jesh konstruktiv, mbylle goje, sepse po rrezikon të rinjtë e moshës 20 vjeçare”, i thotë Acevedo, Trumpit.

Për më shumë ndiqeni videon.