14:04 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shefi i ri BMW-së, thirrje punëtorëve: Duhet t’ia kalojmë Mercedes-it

”BMW”’-ja ka një shef të ri ekzekutiv. Ai menjëherë po u kërkon punonjësve të kompanisë të ndihmojnë atë të kapërcejë rivalin direkt, ”Mercedes-Benz”-in.

Menjëherë pasi Harald Krueger u tërhoq nga pozicioni i tij dhe Zipse u emërua, shefi ekzekutiv i ri dërgoi një e-mail për stafin, duke e nxitur atë të gjejë mënyra inovative për ta bërë kompaninë më të mirë se rivalët e saj, raporton ”Auto News”, transmeton IndeksOnline.

“Në vend që të fajësojmë situatën aktuale, kushtet, peizazhin politik ose individë të veçantë, një frymë pozitive do të na lejojë të shfrytëzojmë mundësitë që na janë në dispozicion. Një frymë e tillë pozitive do të pasqyrohet në kulturën tonë: sa më e vështirë të jetë puna, aq më inovative zgjidhja jonë , ”shkroi Zipse.

“Ne jo gjithmonë duhet të jemi të parët, por me siguri duhet të jemi shumë më të mirë se sa konkurrentët tanë në gjithçka që bëjmë. Kjo vlen jo vetëm për produktet dhe shërbimet tona, por edhe për proceset dhe strukturat tona, si dhe kostot tona. “

Zipse shtoi se aftësia e ”BMW”-së për të ndërtuar makina elektrike dhe me motor të djegies në të njëjtën linjë prodhimi, i jep asaj një avantazh të rëndësishëm konkurrues ndaj rivalëve, sepse mund të shkallëzojë ose ngadalësojë prodhimin e automjeteve elektrike në varësi të kërkesës.

”BMW”-ja kishte udhëhequr në garën drejt të tre gjermanëve drejt elektrifikimit me lansimin e i3 në 2013 dhe i8 më 2014. Sidoqoftë, ”Mercedes-Benz”-i dhe ”Audi” së shpejti mbyllën boshllëkun dhe të dyja tashti kanë crossover komplet elektrik në treg, EQC dhe e-Tron, ndërsa ”BMW”-ja ende ka punë të hyjë në këtë segment në rritje. /IndeksOnline/