09:19 / E Mërkurë, 04 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Shefi i Romës Pinto, tregon se a do ta marr Mourinho drejtimin e Portuglisë

Drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto, thotë se nuk ka panik për interesimin e Portugalisë për trajnerin Jose Mourinho.

Mourinho po lidhet me punën në Portugali pas largimit të Fernando Santos pas Kupës së Botës.

“Kur merr një trajner si Mourinho, duhet të jesh i përgatitur për thashethemet. Në këta tetëmbëdhjetë muaj nuk ishte hera e parë që një klub apo Federatë tjetër interesohej për të’’, tha Pinto.

“Por në Algarve ne nuk kemi pësuar shpërqendrime. Fokusi ynë i vetëm ishte të përmirësoheshim për t’u kthyer menjëherë te fitorja. Unë jam portugez, sa herë që Portugalia ndryshon trajnerin ne flasim për Mourinhon. Por ne planifikojmë të ecim përpara me të”, përfundoi ai. /IndeksOnline/