15:05 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shefi i sigurisë së Huaweit, thotë se Nokia dhe Ericssoni janë gjithashtu partnerë të ngushtë të Kinës

Huawei nuk duhet të jetë i vetmi që po hetohet. Nokia dhe Ericsson gjithashtu kanë lidhje të afërta me qeverinë Kineze në Azi që do të thotë se pajisjet e tyre janë gjithashtu në dyshim tha shefi i sigurisë pranë Huawei në SHBA Andy Purdy.

Uashingtoni po konsideron mundësinë që kompanitë Amerikane të heqin komponentët e Huawei nga rrjetet e tyre të telekomunikacionit.

Kompania është vendosur në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Tregtisë dhe firmat Amerikane nuk i shesin dot Huawei produkte dhe teknologji pa miratimin e qeverisë Amerikane.

Janë afro 200 kompani në SHBA që po presin ti shesin teknologji dhe produkte Huawei dhe nëse nuk lejohen kanë për ti gjetur diku tjetër.

Huawei është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit. Kompanitë shumëkombëshe si Intel janë ndër furnizuesit kryesor të Huawei.

Pekini i sheh sanksionet Amerikane si tentativë për të penguar zhvillimin e teknologjisë 5G në Kinë. “Nëse po shohim për kërcënime sigurie, të mos i kërkojmë vetëm tek Huawei. Të gjitha kompanitë në këtë fushë duhet të trajtohen njëlloj,” tha Purdy.

Kjo qasje e SHBA ndaj ndalimit të eksportit të teknologjisë u aplikua edhe ndaj dy kompanive Amerikane në 1980 të cilat nuk duhet ti shisnin teknologji Bashkimit Sovietik i cili po e përdoret për ti bërë nëndetëse më të vështira për tu gjurmuar.

Administrata Reagan bllokoi eksportet dhe në fakt ndodhi që pritej më pak, industria e teknologjive të nëndetëseve ra. Sot Kina prodhon më shumë mjete të avancuara sesa SHBA thotë Purdy.