17:25 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Goran Rakiq flet nga Beogradi, tregon urdhrin që mori nga Vuçiqi

Shefi i Listës Srpska ka folur pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, në të cilin kanë diskutuar për situatën e krijuar në Kosovë pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Rakiq, në një konferencë për media, ka thënë se Vuçiq ka kërkuar që të vazhdohe me protesta paqësore, demokratike dhe jo të dhunshme pavarësisht lëvizjeve të Prishtinës.

“Takimin që patëm me presidentin Vuçiq ne shfaqem frikën dhe shqetësimin që haset në disa njerëz në Kosovë. Ne gjithashtu e njoftuam atë për dorëheqjet. Presidenti kërkoi që të vazhdohet me protesta paqësore, jo të dhunshme dhe demokratike, pavarësisht lëvizjeve që Prishtina ka bërë kundër popullit serb në Kosovë”, ka thënë Goran Rakiq.

Vlen të theksohet se së bashku në këtë konferencë për media kanë dalë edhe Marko Gjuriq, por vetë Vucic nuk e ka thënë asnjë fjalë pas takimit. /Indeksonline/