10:28 / E Martë, 08 Shtator 2020

Shefi i Teslas teston makinën e re elektrike të Volkswagenit

VW ka lëshuar një video të takimit misterioz midis CEO të Volkswagen Hebert Diess dhe CEO i Tesla Elon Musk, gjatë së cilës ky i fundit drejtoi makinat e ardhshme elektrike ID.3 dhe ID.4.

Siç eshte raportuar javën e fundit, Musku ka qenë në Gjermani për të vizituar disa projekte në lidhje me Teslan.

Musk zbarkoi në aeroportin Braunschweig, një strukturë e përdorur kryesisht nga Volkswageni, për t’u takuar me CEO të VW Hebert Diess, shkruan IndeksOnline.

Volkswageni konfirmoi se takimi ndodhi, por ata nuk sqaruan natyrën e takimit – duke i lënë njerëzit të spekulonin rreth tij.

Raportet gjermane deklaruan se Heberti i dha të shefit të Teslas një pamje paraprake të automjeteve elektrike ID.3 dhe ID.4 në aeroport.

Tani Heberti ka lëshuar një video të provës së Muskut, duke drejtuar VW ID.3 në LinkedIn e tij personale: