75 Mall Live Search
17:56 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shefi i ushtrisë serbe takohet me komandantin e KFOR-it, ankohet për sigurinë në Kosovë

Ljubisha Dikoviç, gjenerali i Ushtrisë Serbe, ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci, ku kanë diskutuar lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovës.

Dikoviç theksoi se gjendja e sigurisë në Kosovë është e brishtë megjithatë thotë se Serbia i pranon forcat ndërkombëtare në Kosovë si një faktor të rëndësishëm për garantimin e stabilitetit dhe sigurisë së popullit serb në Kosovë, raporton Danas.

Takimi është zhvilluar në aeroportin e Nishit, ku është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet ushtrisë serbe dhe KFOR-it, dhe për situatën e sigurisë në vijën kufitare ndërmjet Kosovës deh Serbisë.