09:37 / E Premte, 23 Prill 2021 / OSH

Shefi i zyrës së BE-së: E mbështes publikimin e listës prej 50 bizneseve që e publikoi Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka publikuar gjatë ditës së djeshme  listën e 50 bizneseve që kanë përfituar më së shumti nga 60 milion eurot që kishte ndarë Qeveria Hoti në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.

Pas këtij publikimi ka reaguar edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Ai  ka përkrahur vendimin e publikimit të kësaj liste.

Sipas tij, ky ishte kusht i vendosur nga BE-ja kur u nënshkrua marrëveshja për huanë prej 100 milion eurosh.

“Unë mbështes vendimin e Hekuran Muratit për të publikuar listën e 50 përfituesve më të mëdhenj nga fondet publike të Kosovës. Një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies. Ky është një kusht për të cilin BE-ja ra dakord me Kosovën kur u nënshkrua marrëveshja e huasë për ndihmë makro financiare prej 100 milion euro”, ka shkruar ai.