08:30 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / C E

​Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë flet për zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

Mbajtjen e zgjedhjeve në komunat Podujevë dhe Mitrovicë e Veriut në kohën kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19 e ka vlerësuar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ai ka shkruar në Twitter se përfshirja aktive e qytetarëve është e rëndësishme për një proces të besueshëm zgjedhor dhe për demokracinë.

Ai pati lëvdata për punën e bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

“I vlerësoj votuesit që morën pjesë në Podujevë dhe Mitrovicën Veriore në ditën e zgjedhjeve, edhe pse pati kufizime për shkak të COVIDIT-19. Përfshirja aktive e qytetarëve është e rëndësishme për një proces të besueshëm zgjedhor dhe demokracinë. Punë e mirë është bërë edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, shkruan ai.