10:41 / E Hënë, 19 Prill 2021 / k.v

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë i kërkon qeverisë që të tërheqë investitor të huaj

Këshilli i Investitorëve Evropianë ka mbajtur konferencë me rastin e 5-vjetorit të hyrjes në fuqi të MSA-së.

Me këtë rast shefi i zyrës së BE-së Tomash Sznyoug, tha se kjo është një marrëveshje shume e rëndësishme si për Kosovën, po ashtu edhe për BE-në.
Sipas tij, MSA-ja ndihmon Kosovën që ta forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile.

Prandaj ai ka kërkuar që qeveria të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj.

“Qeveria duhet të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët huaj. Është një marrëveshje e rëndësishme për Kosovën dhe BE-në”.

“Marrëveshja ndihmon Kosovën që të forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile. Marrëveshja ndihmon Kosovën në shumë sektorë”.