10:41 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / k.v

Shefja e UNIMK-ut mirëpret marrëveshjen e arritur në Bruksel

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh përshëndet marrëveshjen e arritur në Bruksel për masat në uljen e tensionit, e cila duhet të kthejë fokusin në normalizimin aq të nevojshëm të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo u bë e mundur falë qasjes së përgjegjshme të shfaqur nga të dyja palët dhe përkushtimit të tyre në dialogun e lehtësuar nga BE.

PSSP Ziadeh mirëpret gjithashtu përpjekjet e partnerëve ndërkombëtarë për të ruajtur stabilitetin dhe për të siguruar paqen./IndeksOnline/