13:11 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Shefki Kuqi mysafir special në ndeshjen Leicester – Arsenal

Ish futbollisti Shefki Kuqi është duke qëndruar në Angli, ku po shikon ndeshjen në mes Leicesterit dhe Arsenalit.

Te ekipi londinez po luajnë dy futbollistët shqiptar Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi megjithatë Kuqi është mysafir i Leicesterit.

Në rrjetin social facebook, Kuqi ka shkruar: “Ndjehem shumë mirë që rikthehem në King Power për ndeshjen Leicester – Arsenal. Kam luajtur shpesh në këtë stadium por sot debutoj për herë të parë si mysafir”. /Indeksonline/